Vënia në letër e vizionit dhe misionit tonë nuk mjafton. Ne besojmë në kuptimin e fjalëve dhe dëshmojmë ato duke kryer afarizëm në mënyrë sa më profesionale. Ne ofrojmë paketë aranzhmane dhe paketa udhëtimesh me mundësi të shumta. Gama e shërbimeve tona përfshin fluturime të përditshme ndërkombëtare dhe pako të pushimeve, siç janë aranzhmanet e pushimeve verore në destinacione si Turqia. Ne punojmë shumë dhe me përkushtim që t’u ofrojmë më të mirën klientëve tanë. Për të qenë në hap me ndryshimet në industrinë tonë dhe për të plotësuar kërkesat e klientëve, ne kemi investera në teknologji moderne për të avancuar rezervimet online, të ofrojmë të gjitha shërbimet në një vend, me procedura sa më të thjeshta për të plotësuar kërkesat sa më shpejt, adaptim dhe përshtatje konstante të rrjetit të operimit dhe zgjerim i rrjetit të bashkëpunëtorëve.

SHËRBIMET TONA

  1. Bileta aeroplani & rezervime
  2. Paketa turistike
  3. Vetura me qira
  4. Rezervime të hoteleve
  5. Organizim të festave
  6. Udhëtime turistike

KUSH JEMI

  1. Kemi selinë në Prishtinë (Kosovë)
  2. Bërthama e ekipit kanë punuar së bashku që nga viti 2008
  3. Profesionistë të lartë me përvojë
  4. Marrëdhënie të kamotshme afariste
  5. Të mësuar me ofrimin e shërbimeve

ÇFARË BËJMË
Vip Travel ofron një vistër të gjerë shërbimesh. Kemi qasje të integruara afatshkurtra dhe afatmesme, ne jo vetëm që gjejmë zgjidhje, ne edhe i jetësojmë ato.
Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë me klientë nga sektori privat dhe publik.
Kemi lidhur një varg kontratash për shërbime me korporata të mëdha private dhe publike por t’u ofruar atyre shërbime si bileta aeroplani, hotele dhe vetura me qira.

VLERAT TONA BAZË
Vip Travel është formuar për të ofruar një nivel shërbimesh shumë më të avancuar se çfarë ka sot në dispozicion. Vizioni, misioni, qëllimi dhe objektivat e tij burojnë nga besimi dhe vlerat e themeluesve të tij.Ne besojmë se klientët tanë, ofruesit dhe shoqatat e shërbimeve meritojnë ndershmëri në të gjitha aspektet e biznesit tonë. Nevojat e klientëve tanë trajtohen në mënyrë të drejtë me një dëshirë të çiltër për t’u shërbyer klientëve.

SINQERITETI DHE PROFESIONALIZMI
Vënia në letër e vizionit dhe misionit tonë nuk mjafton. Ne besojmë në kuptimin e fjalëve dhe dëshmojmë ato duke kryer afarizëm në mënyrë sa më profesionale.

MIRËSJELLJA DHE HAREJA
Ne dëshirojmë që organizatat tona të jenë një vend i këndshëm ku kolegët punojnë. Kjo e bën më të lehtë trajtimin e klientit në mënyrë të sjellshme, me një buzëqeshje miqësore në fytyrat dhe zërat tanë.

RESPEKTI
Ne i respektojmë klientët dhe kolegët tanë për pikëpamjet, mendimet dhe vlerat e tyre.

QASJA JONË
Ne bashkëpunojmë shumë ngushtë me klientët tanë.
Qasja jonë ndaj klientëve tanë është “Ne u shpiem në cak se kujdesemi për ju”

VIZIONI YNË
“Momente të paharrueshme përmes udhëtimeve” – Udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me aeroplanë, vetura me qira, hotele, etj. Udhëtimi më shumë ka të bëjë me kujtimet me të cilat ju do të ktheheni.
Përjetimi i destinacioneve të reja, vizita në familje, takimi me njerëz të panjohur, ribashkimi me miq të vjetër, të gjitha ngërthehen në udhëtim.

MISIONI YNË
Në Vip Travel, është mision yni të magjepsim udhëtarin me përvojë të paharrueshme udhëtimi. Ju keni një vistër të tërë të vendeve, qyteteve, pakove dhe aktiviteteve për të zgjedhur. Vip Travel është i modeluar kujdesshëm në mënyrë që të ofrojë informacione për udhëtimet dhe të bëjë planifikimin e udhëtimeve më të lehtë, më të sigurt dhe më të lirë.

Kujdesi ndaj klientëve është një nga prioritetet tona më të larta dhe ne jemi përherë në gjendje gatishmërie të kryejmë këtë detyrë në çdo kohë.

made with love a keyboard by crumble.